SPORT

Prezantohet trajneri i ri i Partizanit, Demi: Shpresoj të fitojmë titullin kampion, Juliano është simpatik

11:36 - 26.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Tashmë është zyrtare, Partizani do të drejtohet sezonin e ri futbollistik nga trajneri italian Mark Juliano, ish-mbrojtësi i Juventusit dhe Italisë.

Në një konferencë për shtyp të mbajtur sot, ku është bërë edhe prezantimi i italianit në krye të pankinës së “demave të kuq”, i pranishëm ka qenë edhe presidenti Gaz Demi. Në fjalën e tij, ai është shprehur optimist për ecurinë sezonin e ri, ndërsa ka pohuar se Juliano është një djalosh simpatik në pamje.

“Partizani s’ka arritur të marrë akoma një trofe pavarësisht se kemi qenë në garë deri në momentet e fundit. Shoqëria e Partizanit ka filluar të bëjë një organizim të ri. Moxhi do të jetë këshilltar i përgjithshëm për të gjithë ndërmarrjen e Partizanin. Zotëria na solli një djalosh simpatik në pamje, por që flitet që është edhe një trajner i mirë. Shpresoj që këtë vit të fitojmë titullin kampion dhe të ecim sa më larg në Kupat e Europës. Juliano e ka marrë seriozisht punën për ta ndihmuar skuadrën.

Ne të gjithë jemi serioz për ecurinë e Partizanit. Për sa i përket Starovës, ai do të jetë në stafin e Partizanit, por nuk dua të flas për zhgënjimet e sezonit të kaluar pasi sot do prezantojmë trajnerin e ri. Juliano ka energji më të madhe se Starova, si dhe pamjen e ka me simpatike”, ishin fjalët e presidentit gjatë konferencës për shtyp.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.