Kryesore

Rritja e çmimit të ujit të pijshëm/ Veliaj pranon kushtet e LSI-së, këshilltarët e PD-së paralajmërojnë protestë

18:01 - 26.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kryebashkiaku Veliaj ka pranuar 4 kushtet e vënë nga LSI-ja, me qëllim që këta të fundit të jepnin votën e tyre pro për vendimin e rritjes së çmimit të ujit të pijshëm në Tiranë.

Duke siguruar votat e LSI-së, Veliaj e ka arritur korumin e nevojshëm në Këshillin Bashkiak të Tiranës.

Këshilltarët e PD-së janë shprehur kundër dhe në orën 18:00 kanë paralajmëruar një protestë para bashkisë.

Por kush ishin 4 kushtet e vendosura nga LSI:

a). Te merren masa urgjente per nderprejen e lidhjeve te paligjshme dhe furnizimin preferencial qe i behet disa bizneseve per te luftuar informalitetin dhe per te rritur masen e faturimeve si mundesia reale per te rritur te ardhurat, me pare se te mendohet per rritjen e cmimit.

b). Te perjashtohen nga vendimi per rritjen e çmimit te ujit te pishem te gjitha familjet qe jetojne me ndihme ekonomike si dhe te gjitha familjet e pensionisteve;

c). Te vendosen çmime te diferencuara per bizneset, ne varesi te aktivitetit qe ato kryejne, me qellim qe konsumatoret e medhej te ujit te pishem si fabrikat e birres, te pijeve alkoolike dhe freskuese, fabrikat e mishit, te qumeshtit, te mermerit apo hotelet a komplekset e ngjashme me to, te mos kene te njejtat tarifa me baret, kafenete apo zyrat e sherbimit me me pak se 5 punonjes!

d). Persa i perket vendimit per dhenien me koncension te ndertimit te shkollave, riperserisim qendrimin tone se jemi kunder cdo lloj koncensioni. Jo vetem ne nivel lokal dhe ne ate qendror.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.