Kryesore

Sherri me thika në Borsh, dëshmia e parë: Të rinjve u zunë pritë, i bënë copa me thika. Ambulanca u vonua shumë

08:57 - 26.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Shtatë persona janë përfshirë në sherrin e ndodhur gjatë orëve të para të ditës së sotme në Borsh të Himarës, ku si pasojë ka ndërruar jetë  31-vjeçari Premtim Bega, ndërsa janë plagosur dhe tre të tjerë.

Ndër të plagosurit, 24-vjeçari E.O. raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa dëshmitarët në fshat thonë se sherri mes të rinjve nisi në një lokal dhe kur situata është qetësuar disi, të rinjve u është zënë pritë në mes të rrugës e janë qëlluar me thika.

“Unë nuk e di për çfarë janë zënë. Thuhet se mbas sherrit që nuk e di ku nisi, njëri nga grupet i ka bërë pritë në rrugë dhe i kanë goditur ata të grupit tjetër. I kanë bërë copa me thika. Këtu kanë marrë goditjen e fundit, tek rruga që të çon për në plazh“, – thotë personi që ka sjellë pamjet pranë redaksisë së JOQ.al.

Ai thekson faktin se ambulanca u vonua shumë për t’u dhënë ndihmën e parë të plagosurve.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.