Kryesore

Takimi me Vuçiç/ Presidenti apo kryeministri, a ka nisur “sherri” për marrëdhëniet me jashtë? Tritan Shehu: Non-sens i Ramës!

20:38 - 26.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Presidenti Ilir Meta do ta zhvillojë vizitën e tij zyrtare në Itali më datën 11 shtator ku ai pritet të takohet me presidentin e Italisë. Ndërkohë, presidenti serb Vuçiç ka folur për një takim tresh ku do të jetë edhe kryeministri Edi Rama si përfaqësues i Shqipërisë. Ndërkohë, ish-ministri i Jashtëm, Tritan Shehu ka deklaruar se nuk i takon Edi Ramës të përfaqësojë vendin tonë në këtë takim tresh, por presidentit të sapozgjedhur, Ilir Meta.

QENDRIMI I TRITAN SHEHUT

KJO NDODH KUR NGA “TIRANA” DERGOHEN SINJALE TE GABUARA PER MAREDHENIET TONA NDERKOMBETARE E RAJONALE!
Lexoj se Presidenti Vucic mbas vizites ne Rome deklaron se, “do te bisedoje me Ramen per nje takim tresh Itali-Serbi- Shqiperi”?!
E gjithe kjo ka nje non sens te madh: Vucic eshte President i Serbise, dhe jo Kryeminister.- President i Shqiperise eshte Z.Meta, qe me shume te drejte ka planifikuar viziten zyrtare ne Itali me 11 shtator, ne krye te aktiviteteve te tij.
Se dyti Shqiperia nuk ka nevoje per “nderhyrjen” e Serbise per takime me Italine, qe eshte partneri i yne strategjik, porta jone e integrimit.
E njejta gje qendron edhe per maredheniet e Italise ndaj Shqiperise, qofte edhe ne kontekstin e Ballkanit Perendimor.
Shqiperia nuk ka pse te kondicionoje programet e maredheniet tona te shkelqyera me Italine, me Serbine; kjo do te ishte tragjike.
Prej kohesh kam kritikuar dukuri ne politiken tone te Jashteme e Rajonale, disa tendenca te gabuara ne lidhjet e saj preferenciale e personale, ne mbi vleresimin e disa faktoreve, largimin nga te tjere strategjike etj, me pasoja keto edhe ne cvendosjen e boshteve tona jetesore, per diku larg interesave tona, drejt Lindjes.
Se paku keto krijojne vetem peshtjellim, qe stimulon edhe te tilla deklarata, si kjo e Vucic.
POLITIKA E JONE E JASHTEME NUK BEHET ME AMATORIZEM DHE AS MBI IDENE SE FILLON SOT, AJO PER NE ZHVILLOHET MBI NJE PLATFORME 25 VJECARE, NDRYSHE NESER DO TE NDODHEMI PARA SITUATAVE DESHPERUESE.

GSH.al


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.