![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Pasi nuk ishin dakord me rritjen e çmimit të ujit të diskutuar nga kryebashkiaku Veliaj, këshilltarët e Partisë Demokratike i kanë bërë ftesë diten e sotme LSI-së që të bojkotojnë mbledhjen e Këshillit Bashkiak ku do të votohet vendimi për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm. Këshilltari i djathtë, Leonard Olli i bëri thirrje anëtarëve të LSI që të mos bëhen pjesë e votimit mafioz. Nga ana tjetër Olli theksoi se duke mos shkuar në mbledhje nuk mund të krijohet kuorumi për votat. “Mos u bëni pjesë e këtij votimi mafioz. Të mos shkojmë në mbledhje, mos të krijohet kuorum. Jo kuorum për aferën korruptive të ujit”, tha Olli.
DEKLARATA E PLOTE:
Ne zhvilluam sërish një takim konsultativ me këshilltarët e djathtë dhe vijojmë të qendrojmë tek fakti që çfarëdo interpretimi, apo çfarëdo kërkese sado dashamirëse të jetë, në raport me çështjen e rendit të ditës për tarifat e ujit të pijshëm, nuk bën asgjë më shumë vetëm se çon oksigjen tek interesat mafioze e oligarkike të Erion Veliajt, i cili është i prirur të ndërhyjë me çdo kusht, thjeshtë e vetëm në dobi të buxheteve që do të shpërdorohen, dhe jo në dobi të interesit publik. Vlerësojmë padiskutim qendrimin e kolegëve të LSI përsa i takon çështjes së koncensionit për shkollat që pritet të kalojë sërish, por gjykojmë se nëse bashkë nuk do të arrijmë të pengojmë këtë votim, do të jetë një dëm i madh që do i bëjmë interesit publik e qytetar. Mënyra më e mirë në këto rrethana si zakonisht në mungesë të plotë transparence ku pabesisht paraqiten vendime në Këshill, për arsye kuorumesh, është më e mira që kjo mbledhje të bojkotohet në mënyrë që këto plane dhe interesa mafioze e klienteliste të z Veliaj të mos kalojnë si rezultat i prezencës. E mira do të ishte që ne së bashku të krijojmë mungesë për kuorumin mafioz që do të bente të mundur kalimin e këtij famëkeq që do të mbahet mend gjatë në historinë e Bashkisë së Tiranës por edhe e gjithë shqiptarëve sepse gjysma e popullsisë jeton në Tiranë. Përfitoj nga ky moment për ti bërë një apel publik jo vetëm kolegëve të LSIsë por edhe kolegëve të PSsë dhe forcave të tjera politike në Këshillin Bashkiak që të mos bëhen pjesë e votimit të këtij akti mafioz. Do të ishte në dobi dhe vetëm në interest ë publikut dhe qytetarëve dhe aspak ndodnjë përfitim politik i momentit. Ndaj edhe njëherë përsërisim apelin për kolegët të të gjithë forcave për të bojkotuar votimin e këtyre akteve sepse është forma dhe mënyra më e mirë për të ndalur këtë të keqe që po u kanosët qytetarëve të Tiranës.