Kryesore

VIDEO / Sherri në Borsh/ Flet shoku i viktimës: Shkova ti ndaja, më goditën me kaçavida. Grupi nga Vlora ishte i përgatitur

10:06 - 26.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Vjen dëshmia e parë disa orë pas ngjarjes së rënde, ku një i ri humbi jetën dhe disa të tjerë u plagosën pas sherrit të ndodhur pak pas mesnate në Borsh të Sarandës.

Një nga të plagosur, R.Ormenaj rrëfen se sapo ka parë shokët ë tij të përfshirë në një konflikt ka ndërhyrë për ti ndarë.

“Pashë shokun tim që po konfliktohej me disa të tjerë. Nuk e dija çfarë kishte ndodhur. Shkova vetëm t’i ndaja, mirëpo katër vetë më goditën disa herë me kaçavida. Aty rashë në tokë. Ata ishin të përgatitur”, tha ai për Policinë.

Edhe dëshmi të tjera konfirmojnë se ndaj të riut Përparim Bega ishte ngritur një pritë në Borxh. Policia është ende duke hetuar për shkaqet e konfliktit.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.