Kryesore

VIDEO/ Sherri tragjik në Borsh, policët e maskuar rrethojnë shtëpinë, arrestohet autori i dyshuar i vrasjes: Ja ç’ndodhi

09:49 - 26.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja tragjike të ndodhur në mesnatë në Borsh, ku nga një sherr masiv mes te rinjsh i mori jetën një 31-vjecari dhe plagosi tre të tjerë.

Policia ka njoftuar se ka arrestuar në flagrancë njërin prej autorëve të dyshuar të konfliktit me pasojë vdekjen e një shtetasi dhe plagosjen rëndë të një tjetri.

“Si rezultat i reagimit të menjëhershëm, shërbimet e Policisë Sarandë kanë kapur në flagrancë njërin prej autorëve të dyshuar, shtetasin R.Sh., 19 vjeç, banues në Vlorë”, – ka bërë të ditur policia.

Ndërkohë që për ngjarjen janë shpallur në kërkim edhe dy autorë të tjerë, të dyshuar: N.H.20 vjeç dhe  Xh.M.

Ndërkaq Policia e Shtetit ka publikuar edhe videon, ku shihet se policia e Sarandës me maska, kanë rrethuar shtëpinë ku fshihej autori i dyshuar i vrasjes së Premtim Begës.

Ngjarja 

Në datë 26.07.2017 rreth orës 00:40, në sallën operative Sarandë mbërriti një telefonatë që njoftoi se në fshatin Borsh, në rrugën kryesore ka ndodhur një konflikt midis disa të rinjve me disa të dëmtuar.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë ku ka rezultuar se në konflikt janë përfshirë disa persona për motive të dobëta.

Te plagosur 

Gjatë konfliktit ata kanë përdorur mjete të mprehta shpuese, e për pasojë kanë marrë dëmtime të rënda në trup shtetasit:

– P.B., 31 vjeç, banues në Borsh, i cili ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në Qendrën Shëndetësore.

– E.O., 24 vjeç, banues në Borsh, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.

– D.K., 24 vjeç, banues në Borsh

– E.M, 23 vjeç, banues në Borsh, dy të fundit kanë pësuar dëmtime të lehta.

Hetimet 

Vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe për kapjen e ndalimin e dy autorëve të shpallur në kërkim.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprat penale parashikuar nga nenet 79 /dh, 22 dhe 25 të Kodit Penal.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.