Kryesore

Video+Foto/ Ujërat e zeza vërshojnë në det, largohen turistët e tmerruar

14:44 - 26.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një tmerr i vërtetë për pushuesit në Ksamil ditën e sotme. Ndonëse dita e sotme nuk ka qenë shume e favorshme për plazh kjo nuk ka penguar qe pushuesit te dinin qofte edhe për të shijuar një kafe në breg te detit.

Ajo çfarë i ka rezervuar mëngjesi i sotëm ka bere që pushuesit të largohen nga bregu i detit, por duke hequr dore dhe nga pushimet në Ksamil.

Shkak është bërë një  tubacion i ujërave të zeza ka plasur dhe ato po derdhen të gjitha në det.

Këto pamjet tregojnë  dhe se si deti ka marrë komplet një ngjyrë tjetër. Pushuesit po largohen të shqetësuar nga ajo që po ndodh.

Ngjarja ka ndodhur në plazhin “Gjiri Poda”. Ende nuk ka asnjë reagim nga autoritetet.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.