Kryesore

Dekani i Arteve për statujën e Skënderbeut: Duket si bullgar a serb, ambasadori jonë një injorant!

21:02 - 27.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kur Dekani i Arteve, Ardian Isufi ka parë bustin e Skënderbeut që do të vendoset në Hungari, me siguri do t’i ketë shpëtuar ndonjë klithmë.

Të paktën kështu duket nga reagimi i tij, që thotë se skulptori ka bërë një Skënderbe serb, bullgar apo hungarez, por kurrsesi shqiptar. Isufi sulmon edhe ambasadorin Arian Spasse, të cilin e quan një “injorant me portofol nga Ministria jonë e Jashtme”

STATUSI NE RRJETET SOCIALE

UAUUUUU:(
…nuk kam pare ndonjehere Skenderbe me “impresionues ambig” por jo Shqiptar… padyshim, mund te jete Hungarez, Bullgar apo Serb, por kurresesi Shqiptar!… fundi i fundit, sipas shprehjes se urte popullore edhe kjo “menxyre artistike dhe historike nuk do zgjase me shume se tre dite” dhe do ta ngulin aty ku e kane paravendosur duke vazhduar te shtremberojne ne menyre konstante historine dhe kulturen tone, por ajo cfar me vjen keq eshte se pale ne kete rast behet edhe injoranca jone institucionale e zyrtareve tane “par excellence” qe i kemi derguar me taksat tona per te promovuar Shqiperine dhe po e “Ç’meritojne” me sukses te papare Shqiperine ne arenen nderkombetare!
…Do i beja me dije ketyre injoranteve me portofol nga Ministria e Jashtme qe t’pakten ti sygjeronin Arkivat e Vatikanit ketij skulptorit hungarez per te analizuar fizionomine e Skenderbeut sepse aty ka me dhjetra gravura ku mund te interpretohej figura e Skenederbeut si Prinjes dhe Diplomat i Shqiptareve!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.