Kryesore

Gjyqi ndaj Kastriot Ismailajt/ Zbardhet dëshmia e ministrit Gjiknuri

15:58 - 27.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Klodiana LALA

Në listën e dëshmitarëve VIP në gjyqin ndaj Kastriot Ismailaj për aferën mes DIA-s dhe CEZ është edhe emri i ministrit të Energjetikës Damian Gjiknuri, i cili është thirrur sot të dëshmojë në seancën gjyqësore

Mësohet se dëshmia e Gjiknurit ka zgjatur për  një orë e 5 minuta, gjatë të cilave ai ka pranuar të ketë takuar përfaqësuesin e DIA-s, Rebeka Gain. Gjiknuri  tha se ka pritur ne zyrën e tij Elvis Matajn dhe Romeo Kara, dy ish-punonjës te DIA , te cilët i shprehen gatishmërinë për te dëshmuar për abuzimet qe kryheshin ne kompani. Referuar dëshmisë së tij, ministri është shprehur se ka rënë dakord me Gain që çështja me qeverinë të zgjidhej me marrëveshje.

“Ismailaj i kishte lënë emër të keq kompanisë”,- mësohet të ketë thënë ndër të tjera Gjiknuri.

Biznesmeni Kastriot Ismailaj akuzohet për ngritjen e një skeme mashtruese me mbledhjen e borxheve te ish-kompanisë ceke CEZ, duke shkaktuar një dem ne miliona euro. Pak dite me pare Gjykata e Tiranës pranoi padinë e OSHEE dhe detyroi Ismailajn ti paguaje një dëmshpërblim e vlerën e 9.5 milionë eurove.

KLSH arriti në përfundimin se shtetit shqiptar i është shkaktuar një dëm financiar prej 479 milionë eurosh nga marrëveshja për zgjidhjen me mirëkuptim mes palëve e arritur nga qeveria dhe grupi çek CEZ, i cili ishte pronar i 76 për qind të aksioneve të operatorit të sistemit të shpërndarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.