Kryesore

Kryemadhi i përgjigjet Bashës: LSI nuk mund të blihet me asnjë çmim, trego se me se u blenë votat e 25 qershorit

11:59 - 27.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka reaguar ditën e sotme në lidhje me rritjen e çmimit të ujit të pijshëm e miratuar dje nga Këshilli Bashkiak me 31 vota pro. Kryemadhi i ka kthyer përgjigjen dhe kreut të PD-së.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Kryemadhi ka theksuar se lexoi me keqardhje reagimin e kryetarit të shkrirë të PD-së. Ndërkohë, i ka kujtuar tij së pari paaftësinë e tij për të menaxhuar furnizimin me ujë kur ishte kryetar bashkie dhe i kishte të gjitha mundësitë.

“LSI nuk mund të blihet me asnjë çmim”, – ka shkruar Monika Kryemadhi.

Ajo i ka bërë thirrje demokratëve të tregojnë se me se u blenë votat e 25 qershorit.

Reagimi i plotë i Monika Kryemadhit

Vendimi i këshilltarëve të LSI për çmimin e ujit dhe ndërtimin e shkollave në Tiranë ishte qëndrimi dinjitoz i një force politike, që jo vetëm bën opozitë, por është rreshtuar haptas në mbrojtje të interesave të qytetarëve. Me keqardhje lexova reagimin e kryetarit të shkrirë të PD dhe me duhet t’i kujtoj së pari paaftësinë e tij për të menaxhuar furnizimin me ujë kur ishte kryetar bashkie dhe i kishte të gjitha mundësitë. Së dyti, dua t’i them zotit Basha se këshilltarët e tij dje qëndruan në sallë për të votuar listat me emrat e tyre, që përfitojnë nga kreditë e buta. Dhe ky është një fakt që nuk mund të fshihet, madje as të manipulojë blerjen që iu bë dy këshilltarëve të LSI, prej të cilëve ne u distancuam. Sepse qendrimi i LSI nuk mund të blihet me asnjë çmim. Sa për qëndrimin opozitar, zoti Basha harron shumë shpejt që ai dhe kryeministri ishin për javë të tëra xhelatët ndaj LSI. Me mbështetjen e tij dhe të bashkëpunëtorit të tij të afërt Edi Ramës, u persekutuan dhe pushuan nga puna me dhjetëra anëtarë dhe mbështetës të LSI. Ndaj të kërkosh sot të bësh opozitë kur ende nuk ke deklaruar qartë se me se u blenë votat e 25 qershorit është thjesht një lojë meskine për të fshehur të vërtetat e mëdha. LSI është e qartë dhe e vendosur në qëndrimin e saj kundër çdo përpjekje apo akti që dëmton qytetarët shqiptarë, pa asnjë kompromis apo pazar politik që gatuhet në zyrat e kryeministrit. Kështu që, është në nderin e PD të bashkohet me vullnetin tonë ose të mbetet peng i një marrëveshjeje të dyshimtë, shkatërruese e zgjedhjeve dhe e votës së shqiptarëve.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.