Kryesore

Kush do të jetë në krye të Kuvendit? Ruçi: Deri atëherë po ia lë në dorë../Ja cili është kandidati i dytë

16:41 - 27.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ilir Meta bëri betimin e tij si President i Shqipërisë duke lënë postin e kreut të Kuvendit, “një çështje e mbyllur” për mediat të cilat referuar një deklarate të kryeministrit Rama në “Top Story” dhanë lajmin se Gramoz Ruçi është kryetari i ri në legjislaturën e ardhshme.

“Për mua 100 për qind po! Tani shpresoj mos të kem telefonatën pas emisionit që të më thotë, prit se nuk më ke pyetur mua”, tha Rama në emission dhe duket se ka pasur të drejtë pasi Ruçi nuk është shumë dakors.

Burimet thanë për newsbomb.al se Ruçi me plot 29 vjet karrierë parlamentare, kërkon të tërhiqet nga kjo ofertë me argumentin se u duhet hapur rruga të tjerëve.

Sipas asaj që flitet në korridoret e selisë rozë, Ruçi është shprehur për kolegët më të afërt tij se tashmë i ka mbushur 66 vjeç dhe ndoshta duhet ta mbyllë karrierën e tij politike thjesht me një mandate 4 vjeçar që i dhanë zgjedhësit e Fierit.

I pyetur nga Gazeta Shqiptare në lidhje me zërat se ai do të jetë kreu i ri i Kuvendit, Ruçi u shpreh se këto janë komente të medias. “Në momentin e duhur, ka kohë edhe dy muaj që maxhoranca të shpalosë të drejtën e saj për të gjitha institucionet legjislative apo ekzekutive. Kështu që deri atëherë po ia lë në dorë medias të merret”, tha ai për GSH.

Ruçi ka drejtuar grupin parlamentar të PS dhe ka qenë sekretar i përgjithshëm t kësaj partie ndërsa solli një rezultat spektakolar në Fier, aty ku Rama e caktoi si coordinator për zgjedhjet e 25 qershorit.

Ruçi e renditi veten të nëntin në listë dhe jo vetëm që nuk rrezikoi mandatin e tij por i solli PS-së edhe një deputet tjetër në qark duke bërë që Rama ta veçonte mes të gjithëve në fjalimin e mbajtur pas zgjedhjeve.

Mbetet për t’u parë tanimë nëse Rama do të arrijë t’ia mbushë mendjen Ruçit të pranojë postin e kreut të Kuvendit, për të cilin përflitet edhe Pandeli Majko si një nga deputetët më të vjetër me plot 28 vite në Parlament.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.