Kryesore

LAJM I FUNDIT/ Ish-kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika i shpëton burgut. Ja vendimi i gjykatës i marrë sot

13:12 - 27.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ka përfunduar sot gjykimi për ish-kryebashkiakun e Vlorës, Shpëtim Gjika. Gjykatësi Laurent Fuçia në seancën e sotme ka dënuar me 4 vite burg Gjikën për falsifikim dokumentash dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Mirëpo, pas vendimit për dënimin me burg, gjykata është shprehur se ai do të dënohet me kusht, që të bëjë 2 vite shërbim prove.

Gjithashtu, Gjika nuk ka të drejtë për 3 vjet të mos kryejë funksione publike.

Prokuroria kishte kërkuar 9 vite burg për Gjikën dhe dënim për dy bashkëpunëtorë të tij, të cilët duket se kanë dalë të pafajshëm sot.

Ja pretenca e prokurorisë në 29 qershor 2017:

Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor të procedimit penal nr. 1264 të vitit 2014, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Vlorë kërkoi:

-Dënimin e të pandehurit Shpëtim Gjika me 9 (nëntë) vite burgim, për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 186/3 e 25, 248, 199/a/2 e 25 dhe 301 të Kodit Penal.

-Dënimin e të pandehurës Doriana Behari (Sulaj) me 6 (gjashtë) vite burgim, për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 186/3 e 25, 248 dhe 199/a/2 e 25 të Kodit Penal.

-Dënimin e të pandehurit Artur Haxhi me 6 (gjashtë) vite burgim, për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 186/2 dhe 199/a/2 e 25 të Kodit Penal.

-Konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të produkteve të veprës penale e konkretisht:

  1. a) Objekti godinë banimi dhe shërbime 3-8-10-11 kate dhe 1-kat nën tokë në lagjen “Hajro Çakërri” Vlorë (Objekti A), të ndërtuar nga subjekti ndërtues “Turi&M.Z.B” sh.p.k, ndaj të cilit është vendosur masa e sigurimit “sekuestro preventive” me vendimin gjyqësor nr. 66 datë 09/02/2015 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë
  2. b) Objekti godinë banimi dhe shërbime 3-8-10-11 kate dhe 1-kat nën tokë në lagjen “Hajro Çakërri” Vlorë (Objekti, të ndërtuar nga subjekti ndërtues “Turi&M.Z.B” sh.p.k, ndaj të cilit është vendosur masa e sigurimit “sekuestro preventive” me vendimin gjyqësor nr. 263 datë 15/04/2015 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Gjika ka fituar dy procese ne ngarkim te tij, ai u shpall i pafajshëm nga Gjykata për akuzën e falsifikimit të dokumenteve dhe për ndërtim të paligjshëm.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.