Kryesore

Basha i kujton Ramës, Jurgis Çyrbjen, drejtorin e Hipotekës që i dha Hotel Vollgën Shullazit

20:04 - 27.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Shkarkimin me një të rënë të lapsit të drejtorëve të Hipotekave nga Edi Rama, kreu i PD-së Lulzim Basha e ka të vështirë ta besojë. Sipas tij, Edi Rama i ka ditur gjithmonë abuzimet dhe hajdutërinë e këtyre drejtorëve, por për sa kohë këta i shërbyen ai i mbrojti, madje edhe i promovoi.

Basha sjell shëmbullin e Jurgis Çyrbjes, ish drejtorit të Hipotekës në Durrës që pak ditë më parë pranoi se kishte takuar Emiljano Shullazin dhe se kishte dhënë vendimin për Hotel Vollgën, një çështje e hetuar dhe gjykuar për gjobëvënie. Sot Çyrbja është deputet i PS-së dhe Basha e merr si shembull të hipokrizisë së kryeministrit.

STATUSI I PLOTE I LULZIM BASHES

Edi Rama e ka ditur mire dhe cdo dite se kush jane kreret e hipotekave, sa hajdute e sa abuzues jane. Por per te kane qene ne rregull sepse i kane sherbyer pushtetit te tij personal dhe miqve te tij.
Ai vete i ka caktuar, i ka mbrojtur, dhe i ka shperblyer kur i kane kryer pazaret e tij si duhet: sic beri me Cyrben e hipotekes se Durresit, i cili pasi i sherbeu Shullazit ne zyre, i sherbeu deri ne fund edhe ne gjyq.
Kete shef hipoteke Edi Rama, sot e ka bere deputet. Cyrbja eshte modeli i tij per hipotekat, te tjerat jane dokrra pleniumesh qe nuk i ha askush.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.