Kryesore

Rritja e tarifave të ujit, shpërthen Vasili: Çorba e gëlltitur më 18 maj nga Basha vijon të villet

11:18 - 27.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Petrit Vasili ish-kreu i LSI-së,ka reaguar ditën e sotme lidhur me vendimimin e djeshëm te Këshillit Bashkiak për rritjen e çmimit të ujit.

Me anë të një mesazhi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Vasili theksoi se “Marrëveshja e turpit” e 18 majit, Basha-Rama vijoi edhe dje në Bashkinë e Tiranës.

MESAZHI I VASILIT
“Marrëveshja e turpit” e 18 majit, Basha-Rama, që shkatërroi zgjedhjet e 25 qershorit, vazhdoi edhe dje në bashkinë e Tiranës. PD tundi dynjanë se gjoja nuk do të shkonte në mbledhje të këshillit bashkiak, ndërsa në realitet shkoi, sepse u shit për kreditë e shtëpive të miqve e klientëve dhe legjitimoi rritjen e çmimit të ujit dhe koncesionit të shkollave. Çorba e gëlltitur në 18 maj nga PD dhe Basha, vazhdon të villet përditë duke dëmtuar rëndë interesat e qytetarëve të thjeshtë, siç u bë bashkëfajtore në blerjen dhe vjedhjen e votës edhe në 25 qershor.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.