Kryesore

VIDEO/ “Arrest me burg” për djalin vrasës: Shkatërrova familjen, mami të bëhet e fortë, të kujdeset për motrat !

09:18 - 27.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




21-vjeçari, Mirald Metallari, i cili tre ditë më parë, më 24 korrik vrau të atin me pistoletë si dhe plagosi të ëmën, ka dalë sot përpara trupit gjykues të Gjykatës së Krimeve të Rënda. Ndaj tij, është vendosur masa e sigurisë, “arrest me burg”.

Nga “kafazi i hekurt”, 21-vjeçari Metallari është shfaqur i penduar, teksa ka treguar se i mori jetën babait. “I mora jetën babait, shkatërrova familjen, i mora shtyllën familjes”, mësohet të ketë thënë ai. Ky i fundit e ka pranuar se ka bërë gabim, pasi me atë që bëri shkatërroi gjithë familjen, ndërsa ka pohuarsse e babai ishte i mrekullueshëm dhe e di që do ta falë atje ku ndodhet.

“E di qe nëna nuk do të më falë, por i kërkoj të bëhet e fortë dhe të kujdeset për motrat. Jam penduar për krimin që bëra, por tani nuk e kthej dot më pas”, është shprehur i Metallari.

Mbi të rëndon akuza e “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare (me viktimë babain e tij); “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë, me të dëmtuar nënën e tij, si edhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake”.

Dosja

Në dosjen që Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dorëzuar në gjykatë është zbardhur e gjithë dinamika e krimit të rëndë. Sipas prokurorisë, 55-vjeçari kanë qenë duke punuar në oborrin e shtëpisë për të ndërtuar një rrip betoni bashkë me djalin e tij Miraldin. Në momentin që i biri po transportonte karrocën me beton dhe i është derdhur dhe i ati nuk ka duruar duke nisur kritikat ndaj tij. “Ti s’bën për këtë punë, për asgjë nuk më duhesh”,- mësohet t’i ketë thënë ai të birit.

Djali në nerva e sipër ka hyrë brenda në banesë, ndërsa i ati e ka ndjekur nga pas. Janë përleshur në korridor dhe djali ka marrë pistoletën në dhomën e të atit. Në këtë moment e ëma Nurie Metallari ka hyrë në mes për t’i ndarë dhe është qëlluar me 3 plumba. Pas saj, Miraldi ka qëlluar edhe të atin me tre plumba. Në shtëpi mësohet të kenë hyrë më pas dy motrat e Miraldit, njëra prej të cilave do të martohej në mes të gushtit.

GSH.al


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.