Kryesore

Votuan rritjen e çmimit të ujit, LSI përjashton dy këshilltarët e saj bashkiakë: Qëndrimi i tyre, korruptiv!

14:37 - 27.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




LSI-ja ka përjashtuar sot nga grupi i saj, dy këshilltarët e saj bashkiakë Genta Mezini e Agim Kraja, të cilët votuan pro, rritjes së çmimit të ujit të pijshëm në Tiranë.

Lajmin e ka bërë me dije në një konference për mediat, koordinatorja e anëtarëve të Këshillit Bashkiak të LSI-së në Bashkinë e Tiranës, Erjona Bixha.

“Për të mos lejuar askënd të përdorë atribute të përfaqësimit politik në mënyrë të trafikuar dhe në dëm të bashkëpunimit institucional, LSI ka vendosur të përjashtojë nga grupi i këshilltarëve Genta Mezinin dhe Agim Krajën, për veprim në kundërshtim me statutin dhe programin e LSI. Qëndrimi dhe votimi i tyre ditën e djeshme në këshillin bashkiak ka qenë tërësisht individual dhe i shtyrë nga interesa klienteliste.

Distancohemi qarte dhe prere nga qendrimi korruptiv i keshilltareve Mezini dhe Kraja. Votimi i Genta Mezinit dhe Agim Krajës në kundërshtim me vendimin politik te LSI. Genta Mezini dhe Agim Kraja nuk përfaqësojnë LSI. Opozita mision ne sherbim te qytetareve”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.