Kryesore

Zbardhen shkaqet e vrasjes së 31-vjeçarit në Borsh, ja pse nisi sherri. Pista që po hetohet

14:22 - 27.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Pronësia dyshohet të jetë motivi i vrasjes që ndodhi një ditë më parë në fshatin Borsh të Sarandës. Burime nga grupi hetimor thanë se një nga autorët kishte konflikt për pronën me një nga personat e përfshirë në sherr.   Konflikti për pronën është pista kryesore që po hetohet për vrasjen që ndodhi në Borsh.

Një nga të prangosurit dyshohet se ka pasur një konflikt më herët për këtë motiv me një nga personat e përfshirë në sherr.

Tre të arrestuarit po mbahen në komisariatin e Sarandës dhe ende nuk kanë dhënë versionin e tyre për ngjarjen.

Burime nga grupi hetimor thanë nuk përjashtohet edhe pista e një konflikti të çastit.  Ronaldo Shehu, Thanas Hodo dhe Xhonatan Muço i zunë pritë në mes të natës 31-vjeçarit Premtim Bega dhe shokëve të tij.

Debati që nisi në rrugën e fshatit Borsh çoi në përplasjen me thika duke lënë një viktimë dhe tre të plagosur.

Këta të fundit ndodhen në spital dhe nuk paraqesin deri tani rrezik për jetën.

Policia me FNSH arrestoi autorët brenda disa orëve autorët e krimit të cilët po arratisen në malet e fshati Kudhës. /AbcNews

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.