Kryesore

Ekstradimi i Ballist Morinës në Serbi/ Ministri i Brendshëm kontakton Kroacinë: Duam gjykim të drejtë

21:08 - 28.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Dritan Demiraj, ministri i Brendshëm, kontaktoi autoritetet në Kroaci, pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Dubrovnikut, e cila ka vendosur të ekstradojë në Serbi Ismail ‘Ballist’ Morinën, i njohur për autorësinë e ngritjes së dronit me flamurin “Autochtonus” në stadiumin e Beogradit më nëntor të vitit 2015.

Ndërkohë që burime nga Ministria e Brendshme bëjnë me dije se ministri Demiraj është interesuar pranë shtetit kroat për një gjykim të drejtë të Ismail Morines. Gjithashtu mësohet se ministri Demiraj është në kontakt prej një muaji me autoritetet kroate, kohë kur Morina u ndalua nga policia e Kroacisë, pasi ndaj tij ka një urdhër ekstradimi nga Serbia.

Ndërsa familjarët e Ballist Morinës pretendojnë se shteti s’ka bërë asnjë përpjekje në lidhje me këtë veshje.

Ballist Morina, gjatë ndeshjes së futbollit ndërmjet ekipeve kombëtare, Shqipëri-Armeni, 2-1, e vlefshme për eleminatorët e “Euro 2016” në Francë, e luajtur në stadiumin “Elbasan Arena”, në qytetin e Elbasanit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.