Kryesore

Kërcënojnë familjarët e ‘Ballist’ Morinës: Nëse ekstradohet në Serbi do të vetëflijohemi

19:05 - 28.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Gjykata e Shkallës së Parë të Dubrovnikut ka vendosur të esktradojë në Serbi, Ismail “Ballist” Morinën, i njohur për autorësinë e ngritjes së dronit me flamurin “Autochtonus” në stadiumin e Beogradit më nëntor të vitit 2015.

Të kontaktuar nga Opinion.al, familjarë të Ballist Morinës janë shprehur se po bëjnë të pamundurën që i afërmi i tyre të mos ekstradohet dhe për këtë qëllim vendimin e Shkallës së Parë do ta apelojnë më tej. Pranë Ballist Morinës në këto momente ndodhet bashkëshortja e tij italiane, me profesion avokate, e cila edhe pse shtatzënë nuk e ka braktisur të shoqin në këto momente të vështira për të.

Xhevahir Morina, i vëllai i Ballist Morina, në kontakt me Opinion.al është shprehur se nëna e tyre ka qenë këto ditë në Tiranë, ku ka pasur takime me zyrtarë të lartë, duke specifikuar përfaqësues pranë Ilir Metës dhe Ministrin e Brendshëm teknik Dritan Demiraj, por ende nuk kanë marrë një sinjal të qartë ndihme për të afërmin e tyre që rrezikon që që nga Heroi i Beogradit tani të jetë i Burgosuri i Beogradit, nëse shteti kroat vendos ekstradimin e tij në Serbi.

Po kështu Xhevahiri është shprehur se nëse Ballist Morina ekstradohet ai do të ndërrmarrë aktin ekstrem të vetëflijimit. Koha për të dërguar në Apelim vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë është e pakët për Ismail Morinën. Ai duhet ta bëjë Apelimin brenda tri ditësh nga dita e sotme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.