Kryesore

Qeveria me plan të ri, edhe administrata nuk i shpëton vetingut. Ngrihet zyra anti-korrupsion

08:30 - 28.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Qeveria do të ndërmarrë një aksion të ri për të hetuar punën e tatim-Taksave, hipotekave, doganave dhe institucioneve të tjera të dhënies së shërbimeve.

Burime qeveritare bënë të ditur se skuadra që po punon për qeverinë e re, po harton një platformë vetingu për të gjithë punonjësit e shërbimeve ndaj publikut, duke filluar nga hipotekat, ku ky lloj vetingu i posaçëm do të aplikohet për herë të parë, shkruan Panorama.

Po ashtu të gjithë punonjësit e hipotekave, hetimit tatimor e të tjerë do të rekrutohen apo rikonfirmohen me një proces konkursi të posacëm.

Në cdo institucion shërbimesh do të ngrihet një zyrë e posaçme antikorrupsion, ndërsa po mendohet edhe për një komision shtetëror të etikës së shërbimit të administratës ndaj publikut.

Të enjten Rama shkarkoi të gjithë drejtorët e hipotekave. Qeveria ka shpallur si luftë pa kompromis spastrimin e administratës nga ata që Rama i ka quajtur si parazitët dhe grabitqarët që abuzojnë me zyrat e shtetit.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.