Kryesore

VIDEO/ Shpërthimi në Velipojë, 4 persona në gjendje të rëndë, 20 të plagosur, ka dyshime për viktima

10:36 - 28.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Tmerr dhe panik. Nga zjarri i fuqishëm që ka rënë në kompleksin turistik në Velipojë mësohet se 4 persona janë në gjendje të rëndë, 20 të plagosur dhe ka dyshime për viktima.

Dyshimet janë se brenda hotelit mund të ketë të tjerë njerëz. Pronari i hotelit mësohet se është nisur për në Tiranë, për të marrë ndihmë mjekësore.

Zjarri ka rënë kur shumica prej njerëzve që ndodheshin në hotel ishin në gjumë.

Nga pamjet tmerruese të siguruara nga JOQ duket se si një prej të plagosurve është shtrirë në tokë.

NGJARJA 

Një resorti turistik është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Velipojë. Turistët ishin në gjumë në momentin kur raportohet të ketë ndodhur një shpërthim i madh zjarri. “BalkanWeb” mëson se forcat e zjarrfikëses janë nisur menjëherë në vendngjarje.

Ngjarja ka ndodhur në kompleksin “Fishta”, në Velipojë. Flakët kanë përfshirë një pjesë të konsiderueshme të resortit turistik, dhe si shkak kryesor mendohet të jetë shpërthimi i një bombole gazi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.