Kryesore

Ballist Morina ekstradohet në Serbi/ Kryeministri Rama kontakton autoritetet kroate

12:47 - 29.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ka nisur kontaktet me autoritetet kroate edhe kryeministri i vendit, Edi Rama, pas vendimit të Gjykatës e Shkallës së Parë në Dubrovnik e cila ka vendosur ekstradimin e Ismail ‘Ballist’ Morinës drejt Serbisë, ndonëse cështja është apeluar. Në njoftimin e FSHF-së thuhet se presidenti Armand Duka dhe kryeministri Edi Rama janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet kroate për zgjidhjen përfundimtare të procesit.

Njoftimi i FSHF:
FSHF vazhdon të ndjekë me shumë intensitet dhe angazhim maksimal procesin për mos ekstradimin e Ismail Morinës drejt Serbisë. Presidenti Armand Duka ka patur një komunikim intensiv me Kryeministrin e vendit Edi Rama për këtë problem. Kreu i Ekzekutivit së bashku me Presidentin e FSHF kanë marrë kontakt të vazhdueshëm edhe me autoritetet kroate për zgjidhjen përfundimtare të procesit. Gjatë gjithë mbrëmjes së djeshme dhe paradites së sotme, por edhe në vijim jane parë të gjitha mundësitë dhe hapësirat ligjore për të mbrojtur një cështje të tillë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.