Kryesore

Berat/ 15-vjeçarja përdhunohet nga burri i tezes, reagojnë familjarët e tij: Kemi patur probleme…

12:09 - 29.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një vajzë adoleshente ka denoncuar për përdhunim burrin e tezes në Berat. 15-vjeçarja R. K., banuese në Berat, ka dëshmuar në prani të psikologes, duke thënë se është përdhunuar teksa ishte me pushime te tezja e saj.

E mitura ka kallëzuar penalisht 54-vjeçarin R. K. se e ka përdhunuar, por akuzat e saj janë mohuar nga bashkëshortja e autorit (tezja e saj) dhe vajza e tij.

“Nuk është e vërtet, akuzat janë shpifje”, ka thënë tejza e 15-vjeçares për “Report Tv”.

Ndërkohë që vjen reagimi i tezja së 15-vjeçares e cila thotë se vajza duhet të jetë shtyrë për t’i bërë keq familjes së saj, pasi siç pohon ajo, mes dy familjeve ka pasur probleme.

“Me familjen e vajzës kemi pasur probleme. Vajzën mund ta ketë futur dikush. Çupa e vëllait u fut për të na bërë keq”, ka thënë më tej ajo.

Edhe vajza e autorit të akuzuar ka thënë se është e sigurt se babai i saj nuk e ka bërë një gjë të tillë.

“Jam e sigurt që babai im nuk e ka bërë. Gjithçka është një gënjeshtër”, ka theksuar ajo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.