Kryesore

Petrit Vasili “shpërthen” ndaj Edi Ramës: Shkollëpakti na tregon përralla, aq di

21:57 - 29.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Petrit Vasili nëpërmjet një statusi në Facebook ka sulmuar ditën e sotme Edi Ramën. Vasili thotë se teksa po dhunohen mjekë dhe po mbyten pushuesit, kryeministri tregon përralla.

Statusi i Petrit Vasilit

Dhunohen mjekë, vazhdojnë të mbyten pushues në plazhe, zjarre në gjithë vendin, energjia elektrike mungon gjithandej, ujë s’ka edhe ne qendër të Tiranës, OKSFAM na rendit të 149-t në botë për diskriminimin e të varfërve, GALLUP thotë se afërsisht 60% e shqiptarëve duan të largohen nga Shqipëria dhe ky shkollëpakët me tre vjet universitet në krye të qeverisë na tregon përralla.

S’ka faj ky shkollëpakët që na qeveris, sepse sa më pak t’i kesh hedhur mendjes aq më pak kupton dhe aq më rehat je.

Dëgjesat u kthyen në përralla, kaq di shkollëpakti e përtej perrallës nuk shkon dot.

Shqiptarët nuk i hanë përrallat, thjesht shkollëpakti gënjen veten.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.