Kryesore

Rama paralajmëron “furtunë” në administratë: Ja kë do të largoj nga puna

20:43 - 29.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Nga Korça kryeministri Rama ka paralajmëruar administratë. Në fjalën e tij Rama tha se ka shumë parazit që do të largohen nga puna. “Duhet të kemi një bashkëqeverisje me qytetarët, në mënyrë që kush ka një problem të mos mbetet siç ka mbetur prapa dyerve, sepse nuk ka mundësia ta çojë problemin më lart, por të gjejë zgjidhje. 10 vite më parë, mbase kjo do të ishte e vështirë për t’u arritur.

Sot që ne kemi teknologjinë që na jep mundësinë të jemi në komunikim me të gjithë mjafton një celular, një kompjuter, mund ta bëjë këtë gjë. Mes njerëzve dhe qeverisë ka një shtresë që është administrata, ku bllokohet lidhja e qeverisë me njerëzit dhe e kundërta. Dhe në këtë shtresë ka shumë elementë problematikë që duhen shkulur që aty. Administrata jonë ka njerëz të aftë e të përgjegjshëm, por ka edhe shumë parazitë e grabitqarë që duhen larguar, përndryshe këto probleme do te vazhdojnë. Por këta nuk luftohen as nga ju, e as nga ne, por nga ne dhe ju së bashku.

Nga dëgjesat me qytetarët kemi kuptuar që 95 % e problemeve është çështje e vonesave për shkak të punonjësve”, nënvizoi Rama. Kryeministri tha se “mes njerëzve dhe qeverisë ka një shtresë që është administrata ku bllokohet lidhja e qeverisë me njerëzit, dhe në këtë shtresë ka elementë shumë problematikë”. “Administrata jonë ka njerëz të aftë, të ndershëm por edhe shumë parazitë e grabitqarë që duhen larguar sa më parë, por ata nuk luftohen dot as nga ju, as nga ne, por na nga ne dhe ju së bashku”, deklaroi Kreu i Ekzekutivit. E teksa dëgjoheshin edhe qytetarët që ndërhynin gjatë fjalës së kryeministrit, Rama tha se “Kush abuzon nga punonjësit e administratës nuk do qethet kare, por do të largohet nga puna”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.