Kryesore

“Tifozat Kuq e Zi” në protestë te Kryeministria, për Ballistin reagon edhe Lorik Cana

11:09 - 29.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Tifogrupi i kombëtares shqiptare, “Tifozat Kuq e Zi”, ka dalë në krah të Ismail Morinës në këto momente që ai rrezikon ekstradimin drejt Serbisë pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Dubrovnikut në Kroaci. Ata kanë njoftuar zhvillimin e një proteste masive sot në orën 19:00 te Kryeministria për të nxituar reagimin e autoriteteve më të larta të shtetit shqiptar.

“Të gjithë u ndjemë krenar mbrëmjen e 14 Tetorit kur mbi qiellin e Beogradit u ngritën heronjtë tanë mbi një dron. Të gjithë iu gëzuam tre pikëve të Beogradit. Këto ndjenja na i dhuroj Ismail Ballist Morina por ai prej asaj dite edhe pse një hero për shqiptarët vetëm është endur burgjeve dhe gjykatave.

Më e fundit është se Kroacia ka pranuar ekstradimin e tij drejt Serbisë. Nesër duhet të bashkohemi në një protestë masive përballë kryeministrisë për të kundërshtuar këtë vendim dhe për të nxitur kryeministrin të reagoj për Ballistin. Duhet të tregojmë se jemi bashkë, të tregojmë se jemi shumë, të tregojmë se jemi me Ballistin, të tregojmë se ne do e bëjmë luftën tonë për ta mbrojtur dhe lartësuar Ballistin.

Pa dallim feje, krahine e tifogrupi nesër duhet të jemi aty bashkë dhe sa më të shumtë në numër.

29.07.2017

Te Kryeministria

Ora : 19:00

#ballistnuktelejmvetem #liriperballistin #meballistin”

 

Edhe ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, ka reaguar në mbështjeje të Ballist Morinës. Ai ka bërë një postim në faqen zyrtare në Facebook duke kërkuar liri për tifozin që u bë i famshëm pas natës së 14 tetorit në Beograd.

“Liri për Ballist Morinën !!!”, shkruan Cana./panoramasport/


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.