BLUETOOTH

VIPAT NË PLAZH / Femrat “hot” nxjerrin të pasmet, vajza e Majlinda Bregut ngre temperaturat

10:37 - 29.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Nga Pamela ALIAJ

 

Kësaj radhe ju sjellim në maratonën tonë të “VIP-ave në Plazh” disa nga fotot më pikante të kësaj vere. Nuk mundemi të sjellim të gjithë, edhe pse e dimë që tashmë sezoni ka nisur, për shumicën prej tyre dhe fotot e postuara në rrjetet sociale janë të shumta.
Do të veçojmë në kolazhin tonë një kolor ngjyrash dhe formash, por në qendër të vëmendjes do të jenë  padyshim ata, VIP-at më “hot” të momentit, që na kanë tërhequr vëmendjen edhe për këtë javë.


Iva Spaho
E nisim maratonën tonë me bukuroshen Iva Spaho. Modelja e njohur shqiptare nuk e ndan Jugun e Shqipërisë me asnjë vend tjetër të botës. Gjithnjë pjesë e pushimeve të saj të “paparashikuara”, siç i quan ajo, janë plazhet e mrekullueshme të vendit tonë. Në foto ajo shfaqet si gjithnjë në një formë fantastike me rroba banje, të cilat tregojnë linjat e saj për t’u pasur zili prej modeleje.


Rashel Kolaneci
Bukuroshja e “Xing me Ermalin”, Rashel Kolaneci, vazhdon të na mahnisë me format e saj super perfekte. Nuk mungojnë fotot e shumta të postuara nga vendet e ndryshme të bregdetit jugor të vendit. E veshur me rroba banje jeshile, e ulur në varkë Rasheli duket shumë sensuale. 17-vjeçarja e njohur tashmë prej sportit të kickboksit shfaqet gjithnjë në forma fantastike edhe për shkak të stërvitjes së shpeshtë, por, gjithashtu, ajo ka thënë se i detyrohet edhe geneve.


Besa Kokdhima
Këngëtarja e njohur, Besa Kokdhima vjen gjithnjë e më joshëse në fotot e saj nën rrezet e diellit të kësaj vere. Edhe bukuroshja Kokdhima ka vendosur të pozojë me bikini të zeza në fotot e postuara në “Instagram”. Mesa duket stina e verës i ka nxitur më tepër që të shfaqin sensualitetin e tyre vipat tanë, duke u treguar akoma më ndjellëse dhe tërheqëse në fotot e postuara në rrjetet sociale.


Orjola Marashi
Nuk kemi se si të mos e zbukurojmë kolazhin tonë me modelen bukuroshe Oriola Marashi. Nuk diskutojmë aspak linjat e saj ndjellëse e tepër perfekte, të cilat ajo nuk ngurron t’i shpalosë, dhe jo vetëm për shkak të punës që bën. Oriola në fotot e fundit të postuara, e veshur me rroba banje të zeza e ulur në një jastëk të kuq duket vërtet si një sirenë deti. Më perfekte se kaq, s’ka ku të shkojë!


Jul Deda
Dhe si gjithnjë, siç kemi thënë dhe më parë në kolazhet e mëparshme, nuk kishte se si të mungonte figura e mashkullit. Kësaj radhe është humoristi Jul Deda nën projektorin tonë. Nuk e ka anashkaluar anën e tij të humorit as në fotot e postuara në rrjetet sociale. Juli vjen nën shoqërinë e familjes së tij dhe duket se po kalon momente të veçanta në këto ditë të nxehta vere.


Kejda Ajazi
Ajo është mjaft e bukur dhe seksi. Fjalën e kemi për vajzën e deputetes së Partisë Demokratike, Majlinda Bregut. Kejda Ajazi ia ka dalë të jetë në qendër të vëmendjes, jo vetëm për format trupore, por edhe për sharmin dhe elegancën. Kejdën e pamë në mbrëmjen e maturës, ku ishte me të vërtetë rrëzëlluese, ndërsa këtë herë vjen me foto nga plazhi me bikini të zeza. Në fotot e postuara duket qartë se bukuroshja Kejda është në super formë për këtë verë.


Dorina Mema
E fundit, por jo për nga rëndësia, është peshëngritësja Dorina Mema. Në fotot e saj të postuara së fundmi, Dorina duket shumë provokuese. Në foton e fundit ajo ka ekspozuar të pasmet e saj e veshur me një body portokalli. Nuk ka se si të jetë ndryshe me linjat e saj, të cilat i mban gjithnjë në super formë, Dorina vjen super hot dhe për t’u pasur zili. Edhe ajo si shumë nga vipat më të njohur të vendit ka zgjedhur të kalojë këto ditë të nxehta vere në bregdetin jonian të Shqipërisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.