Kryesore

Dalin fotot e dy shqiptarëve të arratisur nga burgu, kërkime me helikopter mbi Romë

18:00 - 30.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Dy të burgosur shqiptarë kanë mundur të arratisen nga kompleksi i ri i burgut në komunën e Civitavecchias në provincën e Romës.

Policia e burgjeve ka informuar për mediat se dy të burgosurit shqiptarë janë arratisur nga zona e “ajrimit” duke kapërcyer murin rrethues.

Sipas policisë së burgjeve arratisja e tyre është sinjalizuar menjëherë nga sistemi i alarmit.  Mediat italiane duke iu referuar të dhënave të policisë kanë mundur të zbardhin edhe identitetin e tyre: Njëri është Lekë Luca 42 vjeç dhe tjetri Roland Dajlani 33 vjeç.

Policia ka nisur kërkimet në të gjithë territorin italian dhe me ndihmën e një helikopteri.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.