SPORT

Etrit Berisha: Vazhdoj rrugëtimin me Atalantën, do surprizojmë!  

11:58 - 30.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Etrit Berisha nuk kishte dyshime në zgjedhjen e tij për të qëndruar tek Atalanta. Portieri kuqezi ka bërë të ditur se është gati për një tjetër sezon të mirë, ndërsa ka pohuar se bluzinjtë duhet të përgatiten psikologjikisht për luajtjen e shumë ndeshjeve radhazi.

“Jam shumë i lumtur që jam pjesë e kësaj skuadre dhe do të vazhdoj rrugëtimin tim këtu. Vitin e kaluar bëmë realitet disa ëndrra dhe gjëra shumë të mëdha. Skuadra, qyteti dhe të gjithë ata që po merren me këtë projekt, më bënë që të mos kisha dyshime për të vendosur qëndrimin tim tek Atalanta. Isha i bindur për zgjedhjen që bëra”, – ka thënë Berisha. Sa i përket sezonit të ardhshëm, ai ka theksuar: “E dimë që është sezon i vështirë dhe do të kemi shumë ndeshje. Duhet t’i marrim një nga një dhe ajo është me e rëndësishmja. Edhe nga ana psikologjike nuk duhet të ndikojë aspak fakti që do të luajmë kaq shumë. Nëse i mendojmë një nga një, kemi shanse për të bërë sezon të mirë.”

Miqësoret- “Kemi luajtur ndaj një ekipi shumë të fortë që nis kampionatin në sezonin e ardhshëm. Megjithatë, ne donim ta fitonim patjetër dhe të tregonim që ishim në moment të mirë. Lila është një skuadër e fortë dhe pak a shumë, do të jenë këta rivalët me të cilët do të përballemi në sezonin e ardhshëm”, përfundoi Berisha.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.