SPORT

Firmos portieri Halilaj, Kamza akord me mbrojtësin e Skënderbeut  

15:33 - 30.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




 

Drejtuesit e Kamzës, pas disa ditëve bisedime kanë arritur dje të gjejnë akordin me ish-portierin e Flamurtarit sezonin e shkuar, Argent Halilajn, i cili do të jetë një siguri e madhe për ekipin e trajnerit Ndreu.

Ndërkohë që të hënën parashikohet të bëjë të njëjtën gjë edhe mbrojtësi Hektor Idrizaj. Ndërkohë që merkatoja vazhdon dhe në ditët në vijim do të ketë të tjerë futbollistë që do të bashkohen me ekipin.

Por drejtuesit janë treguar disi të kujdesshëm dhe nuk kanë në plane që të bëjnë publikë emra, deri në momentin që të hidhen firmat mbi kontratë, shkruan PanoramaSport. Për të gjetur lojtarët e duhur, po shihet si në tregun vendas, ashtu edhe në atë të huaj.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.