Kryesore

FOTOT/ Kush ishte “Reni”, babai i tre fëmijëve që u ekzekutua pranë Lungomares

22:02 - 30.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Zbulohen të tjera detaje nga atentati i pak minutave më parë jashtë ambienteve të një lokali në Lungomaren e Vlorës.

Gazetari Enrik Mehmeti bën me dije se atentati i është bërë 36-vjeçarit Renato Omeri, baba i tre fëmijëve që në Vlorë e njihnin me emrin “Reni”.

Dyshohet se vrasja ka lidhje me një ngjarje tjetër kriminale të ndodhur dy vite më parë, në afërsi të portit të Durrësit, ku ka mbetur i vdekur nipi i viktimës, që jetonte pikërisht në pallatin ku sot në mbrëmje kanë ekzekutuar “Renin”. Në vrasjen e nipit dyshohet se Renato ka qënë dëshmitar.

Mësohet se viktima kishte shkuar sot për vizitë tek motra e tij, por personat i kanë zënë pritë dhe e kanë qëlluar.

Enrik Mehmeti raportoi se policia por edhe FNSH-të kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të rënë në gjurmët e autorëve. Ata janë duke mbledhur ende prova në vendngjajre dhe kanë ngritur një perimetër sigurie. Nga të dhënat e para, mësohet se autorët kanë lëvizur në këmbë, dhe pasi kanë qëlluar 36-vjeçarin janë larguar në drejtim të Ujit të Ftohtë me një makinë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.