Kryesore

Kujdes nga eurot false, dy të rinj këmbejnë shuma të mëdha parash në Tiranë

19:36 - 30.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Dy persona kanë arritur që sy për sy, t’ia hedhin bukur një shtetasi me inicialet A.D, i cili ka një pikë këmbimi valutor në rrugën “Sami Frashëri”, në kryeqytet.

Ditën e premte, rreth orës 12:00, në mesditë, ata janë paraqitur në dyqanin e këmbimit valutor të këtij shtetasi, dhe kanë këmbyer një shumë të konsiderueshme valute në euro të cilat dyshohen se janë të falsifikuara.

Pasi kanë këmbyer shumën e madhe të eurove, ata kanë ikur qetë qetë, por kur më pas e ka kuptuar hilenë pronari i pikës së këmbimit, i shokuar ka bërë denoncimin në Polici.

Sic mëson “Panorama“, ai ka dëshmuar në Komisariat se dy shtetasit, për të cilët ka dhënë edhe detaje të tipareve, me aq sa mbante mend, kanë këmbyer euro me prerje 500-she, 239 copë (ne total 119 500 euro) dhe prerje 200-she 90 copë (ne total 18 000 euro).

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të cilët do të përgjigjen për veprat penale parashikuar nga nenet 183 dhe 143 të Kodit Penal.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.