Kryesore

Panik në Turqi/ Një person hap zjarr brenda një resorti, një i vdekur, 4 të plagosur. Dëshmitarët: Ai pyeti se…

16:10 - 30.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




 

Turqia në panik, ndërsa ka pasur të shtëna arme në një resort në Bodrum. Mediat turke kanë raportuar se një person ka hapur zjarr në një klab, që ndodhej në resortin turistik, duke vrarë një person dhe plagosur 4 të tjerë.

Viktima bëhet e ditur se është një 18-vjecar i cili punonte në resort. Mësohet se ai u transportua menjëherë në spital, por si pasojë e plagëve të shumta nuk arriti dot të shpëtonte.

Ndërkaq, sipas dëshmitarëve, ai sapo kishte hyrë në ambientet e resortit kishte pyetur, ku ndodhej klabi “Sess Beach” raporton Hurriyet.

Më pas ka filluar të qëllojë me armë dhe u largua. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe për të identifikuar agresorin, i cili është larguar në drejtim të paditur.

Nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për sulm terrorist.
 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.