Kryesore

Vdekja e Aida Çajkës bashkë me foshnjën e saj, del aktekspertiza: Të gjithë mjekët gabuan!  

12:10 - 30.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




 

Vdekja e Aida Çajkës, gruas shtatzëne, që tronditi opinionin një vit më parë ka ridalë sërish në skenë.

Aktekspertiza ka dalë në konkluzionin se mjekët në tri spitalet ku e transferuan gabuan, e neglizhuan trajtimin e saj.

Mjekësia ligjore një vit më parë kur kreu ekspertizën për Aida Çajkën, gruan shtatzënë që vdiq bashkë me foshnjën e saj të palindur në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë deklaroi se Aida Çajka vdiq nga çarja e enëve të gjakut që furnizojnë shpretkën.

Në bazë të veprimeve të kryera nga Prokuroria e Tiranës, rezulton se në datën 16.09.2016 rreth orës 05.00 ne Spitalin-Universitar Obsetrik- Gjinekologjik “Koco Gliozheni” është konstatuar vdekja e pacientes A. C. dhe e fëmijës se saj seksi femër. E ndjera A. C., e cila ishte në muajin e 9 të shtatzënisë, është paraqitur në datë 15.09.2016 rreth orës 22:30 ne Spitalin-Universitar Obsetrik- Gjinekologjik “Koço Gliozheni” ne gjendje të rende shëndetësore e shoqeruar nga te aferm te saj.

Ne vijim, e ndjera është vizituar nga mjekët obsteter gjinekolog, personat nen hetim H. K., N. C. e D. D., të cilët, pasi janë konsultuar ndërmjet tyre, pavaresisht gjendjes së rëndë të pacientes, e kane dërguar pacienten për një kontroll në QSUT për konsulte kardiologu. Pas vizitës se bere nga kardiologu, e ndjera është dërguar ne SU Shefqet Ndroqi, per vlerësim nga pnemulogu, ku pas vizitës është dërguar përsëri në Spitalin-Universitar Obsetrik- Gjinekologjik “Koço Gliozheni” në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.

Pas mbërritjes ne Spitalin-Universitar Obsetrik- Gjinekologjik “Koço Gliozheni” rreth orës 04:00 ne gjendje shumë të rëndë shëndetësore, e ndjera i është nënshtruar ekzaminimeve nga ku ka rezultuar se fetusi( fëmija) ishte i vdekur. Nga mjeket është inicuar një ndërhyrje kirurgjikale, por shtetasja A. C. ka ndërruar jetë gjatë kësaj ndërhyrjeje.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.