Kryesore

Alastair Campbell: Çfarë më shkruante Endri Fuga në “Facebook” dhe si mu përgjigj kur desha ta heq qafe

17:38 - 31.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ish-njeriu i afërt i Toni Blerit dhe këshilltar i Edi Ramës, Alastair Campbell ka publikuar sot një shkrim të gjatë me nota pozitive për Shqipërinë, por sidomos për qeverinë shqiptare dhe Edi Ramën. Në këtë artikull të publikuar në “The New European”, Campbell zbulon takimin e Ramës në Holandë (LEXO KETU) dhe tregon një episod interesant kur atë e kontaktoi për herë të parë drejtori i Komunikimit në kryeministri, Endri Fuga.

PJESE NGA ARTIKULLI I CAMPBELL

“Është e drejtë të thuhet se Rama është një tifoz i madh i “New Labour”, i politikës së Tony Blair dhe i qasjes sonë ndaj strategjisë dhe komunikimit. Por, kur sekretari i tij i shtypit Endri Fuga më kontaktoi së pari në Facebook, dhe më pyeti nëse unë do t’i këshilloja ata për fushatën, në mënyrë të sjellshme “e hoqa qafe”. Ai vazhdoi të insistonte, dhe kur bëra gabimin që i thashë se kur të vinin herën tjetër në Angli, le të më kontaktonin – një mënyrë klasike për të hequr qafe dikë – ai më shkruajti se ishin rrugës për në Londër.

U takuam, udhëheqësi i opozitës Edi Rama, Endri Fuga dhe unë, në shtëpinë time. Ishte e pamundur që të mos i pëlqeja, as të mos përfshihesha nga ambicia e Ramës për Shqipërinë dhe për Ballkanin në përgjithësi. Historia e tij e shkruar ishte më interesante se shumica e politikanëve – një ish-lojtar i basketbollit ndërkombëtar, një artist i realizuar – ai përfundoi kryetar i Bashkisë së Tiranës”, shkruan Campbell.

GSH.al


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.