Tech

Ballist Morina kërkon azil politik në Kroaci, ja çfarë thotë avokati i tij

13:23 - 31.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




 

 

Darko Butigan, avokat i Ballisht Morinës, ka konfirmuar për “BIRN” se ai ka aplikuar për azil politik në Kroaci, për të shmangur ekstradimin në Serbi.  “Unë mund të konfirmoj se Morina ka aplikuar për azil politik në Kroaci, sepse ai mendon se nuk do të ketë një gjykim të drejtë në Serbi,” – ka bërë të ditur avokati.

Pasi një gjykatë në Dubrovnik të Kroacisë vendosi për ekstradimin e tij në Serbi, Butigan apeloi çështjen në Gjykatën Supreme.

“Zakonisht duhen dy deri në tre muaj për të marrë një vendim, por kërkesa për azil do e shtyjë ekstradimin për një periudhë mes gjashtë deri në dhjetë muaj,” tha Butigan. Më 11 gusht, Gjykata e Apelit në Kroaci do të marrë në shqyrtim kërkesën e palës mbrojtëse që kundërshton vendimin e gjykatës së parë atje, për ekstradimin e Morinës në Serbi.

Morina u arrestua në Kroaci pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritet serbe, si i dyshuari për ngritjen e dronit mbi stadiumin e Beogradit në tetor 2014 (gjatë ndeshjes Serbi – Shqipëri), me flamurin e “Shqipërisë së Madhe”.

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.