Tech

Gazetari amerikan viziton Ballist Morinën: Ishte ndryshe nga dy vite më parë, ishte i frikësuar

11:22 - 31.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Gazeta serbe ‘Blic’ citon gazetarin amerikan te Nju Jork Tajms Xhejms Montag i cili se fundmi ka vizituar Ballist Morinën në burgun e Dubrovnikut. Montag përmes rrjetit social Twitter, por edhe përmes një kronike të televizionit serb N1, njofton se e ka takuar Morinën në burg dhe ai ishte shume i frikësuar, ndryshe nga dy vite me parë kur e kishte intervistuar atë.

“Kur e takova Morinën ai ishte shume i frikësuar, ishte një person ndryshe nga dy vite me pare. Ishte i frikësuar për te ardhmen, veçanërisht nëse ekstradohet për ne Serbi. Ai ka frike se jeta e tij mund te jete ne rrezik ne Serbi”- ka thëne gazetari amerikan.

Sipas Montag, Morina rrezikon deri ne tete vjet burg. Sipas mediave ne Beograd, të paktë janë njerëzit në Serbi që parashikojnë një rezultat pozitiv, pra ekstradimin e tij ne Serbi pasi ka nisur një ofensive diplomatike nga ana e Tiranës për Zagrebin.

Tashme Morina po pret vendimin e Gjykatës se Lartë dhe ministrit kroat të drejtësisë për të dhënë fjalën e fundit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.