Kryesore

Meta e gradoi gjeneral, kush është Bardhyll Kollçaku që sot drejton shërbimit sekret të Ushtrisë

17:25 - 31.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka bërë sot dekretin e parë. Ai i dha gradën madhore “Gjeneral Brigade” kolonel Bardhyll Kollçakut. Kollçaku ka statusin e “Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes” në Ministrinë e Mbrojtjes ose thënë ndryshe shefi i shërbimit sekret të Ushtrisë shqiptare.

Kolonel Bardhyl Myrteza KOLLÇAKU, ka lindur më datë 05.06.1967, në Berat.

Ka përfunduar studimet në Shkollën e Lartë të Bashkuar dhe është titulluar oficer aktiv në specialitetin “Zbulim”, në vitin 1990. Gjatë karrierës së tij ushtarake ka kryer Kolegjin e Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen, në Shqipëri; Kolegjin e Shtabeve te Bashkuara ne SHBA;  Kolegjin e Komandës dhe Shtabit, në SHBA; Kursin Themelor të Oficerit të Shtabit, në Shqipëri; përfunduar Master Shkencor, në Administrim Publik, në Shqipëri; kam mbrojtur Doktoraturën në fushën e mbrojtjes, pranë Akademisë se Mbrojtjes, Tirane; Kursin e Larte Ndërkombëtar të Menaxhimit të Mbrojtjes, ne SHBA; Kursin Ekzekutiv te Sigurisë ne Qendrën Marshall; Kursin Ndërkombëtar të Oficerit për Taktikë dhe Inteligjencë në SHBA; Kursin e Shërbimit Informativ, në Shqipëri; Kursin Special për Oficerin e Zbulimit”, në Turqi; si dhe “Kursin e Forcave Speciale”, në Shqipëri.

Kolonel Bardhyl Myrteza KOLLÇAKU, ka kryer detyra të ndryshme si: “Drejtor i Drejtorisë së Planifikimit dhe Monitorimit të Mbrojtjes në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura”, “Drejtor i Drejtorisë së Politikave Strategjike, në Ministrinë e Mbrojtjes”, “Drejtor i Integrim-Koordinimit PfP”, në SHAPE, NATO, “Shef Kabineti, në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura ”, “Komandant i Batalionit të Dytë të Këmbësorisë, në Brigadën e Reagimit të Shpejtë”, si dhe detyra të tjera në strukturat e Forcave të Armatosura.

Kolonel Bardhyl Myrteza KOLLÇAKU, është graduar me Urdhër të Ministrit të Mbrojtjes nr. 1730, datë 23.09.2010 “Për dhënie grade Kolonel”.

Kolonel Bardhyl Myrteza KOLLÇAKU, me Urdhër të Ministrit të Mbrojtjes nr.2078, datë 29.12.2015, është emëruar në detyrën “Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes”.

Kolonel KOLLÇAKU është vlerësuar me medalje te ndryshme për arritje gjate karrierës se tij ushtarake.

Kolonel KOLLÇAKU  flet rrjedhshëm gjuhën angleze. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë.

 

 

DEKRET PËR DHËNIE GRADE MADHORE

Në mbështetje të nenit 92, gërma “d”, dhe nenit 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqiperisë, si dhe të pikës 3, germa “a”, të nenit 9, të ligjit 64/2014 “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të RSH”, i ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes,
Dekretoj
Neni 1
Kolonel Bardhyl Myrteza KOLLÇAKU me detyrë “Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes” në Ministrinë e Mbrojtjes”, i jepet grada madhore “Gjeneral Brigade”.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjeherë.

CV-ja e BARDHYL KOLLÇAKUT

Kolonel  Bardhyl KOLLÇAKU ka marrë detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Inteligjencës, Sigurisë dhe Mbrojtjes (AISM) në datën 30 Nëntor 2015. Përpara kësaj detyre ai ka shërbyer si Drejtor i Drejtorisë J5/8 në Shtabin e Përgjithshëm të FA.

Kolonel Kollçaku ka lindur në Berat, Shqipëri. Ai ka përfunduar Akademinë Ushtarake në vitin 1990 si oficer zbulimi taktik.

Në karrierën e tij ushtarake ai ka mbajtur  si detyra komanduese ashtu edhe detyra të tjera në shtabe, brenda edhe jashtë vendit. Kolonel Kollçaku ka mbajtur detyra të ndryshme komanduese duke filluar nga komandat toge e deri komandant batalioni.

Gjithashtu ai ka mbajtur edhe pozicione të ndryshme në nivel shtabi brigade (Shef Zbulimi),  Drejtor i Drejtorisë J2 dhe Drejtorisë J3 në Shtabin e Përgjithshëm, si dhe Shef Sektori në Drejtorinë e Bashkëpunimit Ndërkombëtar.

Kolonel Kollçaku ka shërbyer edhe në pozicione të tjera në mjedise ndërkombëtare e shumëkombëshe.

Në kuadër të NATO-s, detyra e tij e fundit ka qenë Drejtor i Divizionit të Koordinimit dhe Integrimit në Komandën Supreme të Aleancës në periudhën 2013-2014. Nga Tetori 1996 deri në Prill 1997 Kolonel Kollçaku ka shërbyer si Vëzhgues Ushtarak në Misionin e OKB-së në Gjeorgji. (UNOMIG).

Kolonel Kollçaku ka përfunduar Kolegjin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm të SHBA, Kolegjin e Forcave të Armatosura të Përbashkëta si dhe Kursin e Kombinuar të Inteligjencës Strategjike pranë Agjencisë së Zbulimit Ushtarak të SHBA.  Ai ka ndjekur edhe kurse të tjera brenda dhe jashtë vendit, disa prej tyre, fushën e inteligjencës dhe tw forcave komando.

Kolonel Kollçaku  ka përfunduar edhe Kursin Ekzekutiv të Studimeve Strategjike të Sigurisë Europiane në Qendrën Xhorxh C. Marshall në periudhën Janar-Prill 2006.

Gjithashtu, Kolonel Kollçaku   ka përfunduar edhe Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes në vitin 2015. Ai zotëron një Master në Administrim Publik (Tirana & Nebraska University); dhe një Doktoraturë në Studime Mbi Sigurinë nga Akademia e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Ai mban gradën e Kolonelit që nga Shtatori 2010.  Kolonel Kollçaku  flet rrjedhshëm gjuhën angleze. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.