Kryesore

Detaje të reja/ Plagosja e 50-vjeçarit në Shkodër, si po krihet zona për të kapur autorin

13:37 - 31.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një 50-vjeçar është plagosur në zonën e Shkodrës në mesditën e sotme. Policia në njoftimin e saj thotë se po krihet e gjithë zona dhe janë ngritur pika të shumta kontrolli për të kapur autorin.

Ndërkohë që gjendja e të plagosurit paraqitet mjaft e rëndë. Ai është dërguar drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës.

NJOFTIMI: 

Më datë 31.07.2017, ora 12 :30, kemi marrë njoftim se në vendin e quajtur Fushë Cukal Njësia Administrative Shllak, Vau Dejës se ka të shtëna me armë zjarri.

Nga informacionet e para bëhet me dije se ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi M. P. 50 vjeç banues në fshatin Fushë Cukal i cili po dergohet në Spitalin Rajonal Shkodër dhe është në gjendje të rëndë.

Menjëherë shërbimet e Policisë janë nisur për ne vendngjarje sebashku me grupin hetimor për sqarimin e rrethanave te ngjarjes. Janë ngritur pika të shumta kontrolli dhe po behet krehja e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.