Kryesore

Rama e nis me shëndetësinë: Do të largoj të gjithë drejtuesit e spitaleve. (Ja kush e ka rradhën më pas)

16:19 - 31.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Në një konferencë për shtyp ditën e sotme kryeministri ka trajtuar temën e shëndetësisë. Mesa duket do të jetë ky sektori nga do të nis puna në shtator.

Edi Rama ndër të tjera tha se do të largojë të gjithë drejtuesit aktual të spitaleve.

Statusi i Ramës

Rritja e cilësisë së shërbimit shëndetësor, kalon përmes thellimit me kurajo e vendosmëri të reformës së sistemit të shëndetësisë.

  1. Ristrukturim tërësor i organizimit në territor të institucioneve të shëndetit publik
  2. Largim i të gjithë drejtuesve aktualë të spitaleve e të institucioneve të shëndetit publik, dhe afirmim i një profili të ri drejtuesi menaxher në shërbimin spitalor përmes konkurseve publike për çdo drejtori spitali dhe institucion të shëndetit publik në Republikën e Shqipërisë
  3. Fuqizim i mbështetjes financiare për specialistët që angazhohen jashtë Tiranës
  4. Nisja e procesit për jetësimin e Autonomisë Spitalore
  5. Struktura dhe mekanizma të reja shërbimi përmes partneritetit publik – privat


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.