SPORT

Strakosha tregon sekretin e përqendrimit gjatë 90 minutave: Është një… çamçakëz

13:55 - 31.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Shumë punë për të qenë i fortë fizikisht. Duhet po aq për të pasur reflekse për një portier. Mirëpo, vështirësia më e madhe qëndron te fakti se përgjatë 90 minutave duhet të jetë vigjilent, qoftë edhe nëse nuk ka asnjë shqetësim brenda kuadratit. Pikërisht, për këtë, Thomas Strakosha ka rrëfyer edhe sekretin e tij. Duke folur për të gjithë përgatitjet, mënyrën si stërvitet dhe çfarë bën për të pasur sukses në fushën e lojës, gardiani i Kombëtares dhe i Lacios është ndalur te një aspekt i veçantë, shkruan PanoramaSport.

“Çfarë bëj që të jem i vëmendshëm deri në fund? Kam një sekret. Për ne portierët, gabimi më i vogël mund të kushtojë shumë. Ndodh që të mos kemi asnjë goditje në portë për 89 minuta dhe ajo që mund të vijë në të 90, duhet shmangur patjetër. Për këtë, nevojitet që të jemi të vëmendshëm deri në sekondën e fundit të lojës. Unë personalisht, si sekret kam përdorimin e çamçakëzit”, ka treguar Strakosha.

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.