SPORT

UEFA zyrtarizon Strumicën për Maqedoni-Shqipëri, por vendimi final do jepet më 25 gusht

10:35 - 31.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Përflitet prej disa muajsh se ndeshja kualifikuese mes Maqedonisë dhe Shqipërisë do të luhet në stadiumin e Strumicës dhe jo në Shkup. Ndërkohë që kanë folur të dyja federatat respektive, me qëndrime të kundërta për këtë impiant, nga dje ka dhënë një vendim paraprak edhe UEFA, shkruan PanoramaSport.

Në faqen e saj zyrtare në axhendën e ndeshjes, institucioni europian i futbollit ka shënuar se stadiumi “Mlladost” në Strumicë është saktësuar për të pritur ndeshjen e datës 5 shtator.

Ndërkohë, në këtë impiant, federata maqedonase ka futur edhe artilerinë e mjeteve të rënda, për të kryer disa punime të nevojshme që ajo fushë sportive të marrë licencën për një ndeshje ndërkombëtare. Çuditërisht, në faqen zyrtare të FIFA-s, e cila është edhe organizatorja e këtyre kualifikueseve, nuk është shënuar asgjë për stadiumin. Vetë drejtuesit e federatës maqedonase kanë bërë me dije se më 25 gusht do të vendoset përfundimisht.

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.