Kryesore

Zbardhet ngjarja/ “Thirri ‘Reni’ pastaj…”, ja çfarë ndodhi në atentatin e Lungomares

16:07 - 31.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ka gjetur vdekjen në spital 37-vjeçari, Renato Omeri, nga një atentat mbrëmjen e djeshme në Vlorë, ku është qëlluar me 6 plumba. 37-vjeçari, të cilin miqtë e thërrasin “Reni” është një emër i njohur për Policinë, pasi ka disa precedent penal.

Omeri njihej edhe me emrat Marjen Xhaferaj dhe Alias Marjen Omeri. Një i ri i veshur sportiv dhe me kapele në kokë është afruar në lokalin ku 37-vjeçari po pinte një kafe me një mikun e tij në zonën e Lungomares dhe ka qëlluar 6 herë. Burime nga Policia bëjnë me dije se autori para se ta qëllonte i thirri në emër “Reni” dhe menjëherë sapo kthehu kokën qëlloi në drejtim të tij.

Plumbat e kanë kapur në trup dhe në kokë, ndërkohë që miku i tij i cili ishte në tavolinë, nuk ka arritur të identifikojë autorin. Menjëherë më pas vrasësi u largua qetësisht në këmbë, i thanë dëshmitarë Policisë. Ndërkohë pas vrasjes autori dyshohet se është larguar me një makinë, i ndihmuar edhe nga persona të tjerë.

Edhe pse Policia shoqëroi 10 persona në rajon, nuk arriti të arrestojë autorin. Renato Omeri kishte shkuar për vizitë tek motra e tij dhe kishte dalë për të pirë një kafe poshtë pallatit, kur iu bë atentat. Vetëm dy muaj më parë Renato Omeri i ka shpëtuar një atentati tjetër në një kazino në Vlorë, – shkruan Shqiptarja.com.  Atentati i dy muajve më parë, është bërë vetëm pak metra më larg se atentati që u bë mbrëmjen e djeshme.

Sipas bluve viktima ruhej gjatë gjithë kohës, pasi jo vetëm që përdorte të paktën 3 identitete, ai mbante një pistoletë me vete, por që nuk mund ta nxirrte dot, pasi autori e qëlloi nga një distancë e afërt. Burime nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se vrasja dyshohet se ka lidhje me konfliktet e vjetra që kishte Renato Omeri.

Para dy vitesh, nipi i 37-vjeçarit, Endri Çaushaj bashkë me shokun e tij Ervin Kodra, janë vrarë me breshëri automatiku në një atentat të dyfishtë në mes të Durrësit.  Dy pistat ku u përqendrua policia në atë kohë ishin prishja e pazareve të drogës dhe hakmarrja. Pikërisht edhe në këtë rast dyshohet se prishja e pazareve të drogës dhe hakmarrja mund të jenë shkak i atentatit që tronditi Vlorën, pasi vrasja u krye në një lokal pranë Lungomares.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.