Kryesore

Zbulohet misteri i vizitës private të Ramës në Holandë, çfarë thotë këshilltari Alastair Campbell

16:55 - 31.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Në datën 26 korrik, Edi Rama u fotografua në aeroportin e Amsterdamit në një kontroll rutinë pasaporte nga policia holandeze.

Ka qenë rastësia, që ka zbuluar këtë fluturim në mes të natës të kryeministrit të vendit tonë. Një pasagjere në aeroport ka mundur të jetë dëshmitare dhe të fotografojë momentet, kur autoritet aeroportuale kanë çuar në zyrat e tyre Edi Ramën për verifikim. Pas dekonspirimit të këtij udhëtimi që u mbajt i fshehtë deri në momentet e fundit, zyra e  kryeministrit nxitoi të sqarojë, se bëhet fjalë “thjesht për një vizitë private”.

Të gjitha mediat dhe opinioni publik, u fokusuan vetëm te “incidenti” me autoritet holandeze dhe më pas çështja u harrua. Por në fakt, përse ka shkuar një javë më parë Edi Rama në Holandë në mes të natës dhe a ka qenë ky udhëtim “krejtësisht privat”, siç nxitoi të sqarojë Endri Fuga?

Në fakt ky udhëtim misterioz nuk ka qenë aspak për çështje private, por për një mbledhje të gjerë me emra shumë të njohur ndërkombëtarë ku është diskutuar e vendosur për vetë fatet e Shqipërisë

Në një shkrim të gjatë në mburrje të Shqipërisë nën hyqmin e Ramës, të botuar në blogun e tij dhe te “The New European”, pa dashje ose me qëllim, ai zbulon dhe konfirmon takimin sekret.

Ja çfarë shkruan Campbell mes rreshtash, në artikullin e djeshëm.

“Sa i përket përfshirjes sime personale në këtë vend, e cila daton 6-7 vjet, Edi Rama tregoi këtë histori në një darkë një javë më parë, ku mblodhi një grup ish-kryeministrash nga Europa, këshilltarë të Bankës Botërore, akademikë, organizata fílantrope, ekspertë të zhvillimit dhe këshilltarët e tij të komunikimit, për të diskutuar planet për mandatin e tij të dytë, vetëm pak pas zgjedhjeve që e panë atë të fítonte një mandat dhe më të fuqishëm se ai i pari, katër vjet të shkuara”.

Pra rreth një javë më parë, kohë që korrespondon me udhëtimin misterioz të Ramës në Holandë, qenka mbledhur një grup i madh me “VIP-a” nga Europa, të politikës, miliarderë filantropë, ekspertë të njohur ekonomikë etj, që kanë diskutuar për fatin e Shqipërisë gjatë mandatit të dytë të Edi Ramës.

Përse është mbajtur dhe mbahet ende sekret ky eveniment kaq i rëndësishëm nga publiku shqiptar? Që kur udhëtimet e kryeministrit të Shqipërisë në mes të natës, për të vendosur mbi fatet e Shqipërisë qenkan “axhendë private”?

Një farë përgjigjeje për shumë pikëpyetje dhe dyshime që ngrihen mbi gjithë këtë na e jep vetë Campbell, mes rreshtave në shkrimin e tij:

“Ekziston një arsye përse të gjithë këta ekspertë të njohur nga e gjithë bota dolën vullnetarë, për të qenë në takimin që përcaktoi linjat e mandatit të dytë të Ramës. Kjo është shumë e rëndësishme, në një rajon historikisht të paqëndrueshëm, me të, një lider të rëndësishëm brenda tij. Liderja më e rëndësishme në Europë, Angela Merkel, ka zhvilluar një interes të posaçëm për të dhe ka luajtur një rol aktiv në inkurajimin e afrimit shqiptaro-serb”.

Pra në këtë takim qenkan përcaktuar përfundimisht linjat e qeverisë Shqiptare për të paktën katër vitet e ardhshme dhe se plani “Ish-Jugosllavia plus Shqipëri”, tashmë qenka vendosur.

Kaq tani për tani për këtë mbledhje sekrete të Ramës, mbajtur për fatet e Shqipërisë, duke pritur që kryeministri i vendit të sqarojë, parlamentin, dhe mbi të gjitha popullin shqiptar, se çfarë është vendosur konkretisht në këtë takim dhe cilët janë nominalisht këta ish-kryeministra, ekspertë e filantropë “të njohur në gjithë botën”, që kanë vendosur për të ardhmen tonë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.