Kryesore

Emrat e 124 trafikantëve të drogës, reagon LSI: Ja çfarë duhet të bëjnë Rama dhe Demiraj

14:08 - 01.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Pas deklaratës së fundit të Ministrit të Brendshëm teknik, Dritan Demiraj dhe Kryeministrit Edi Rama se kanë 124 emrat e implikuar në trafikun e kanabisit në vend, ka reaguar zëvendëskryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama.

Ai ka kërkuar që numri një i Qeverisë dhe Ministri i Punëve të Brendshme Dritan Demiraj, të ndjekin të gjithë hapat ligjorë, për 124 emrat e të përfshirëve në veprimtari kriminale të kultivimit të drogës, që thanë se disponojnë.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Luan Rama shkruan se Prokuroria, nëse nuk e ka bërë, duhet të nisë menjëherë procedurat që ligji e detyron, për hetimin dhe fillimin e çështjes penale për emrat e listës që disponon Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm!”

Ja statusi i plotë

Kryeministri e më pas edhe Ministri i Brendshëm, deklaruan se disponojnë një listë me 124 emra të implikuarish në veprimtarinë kriminale të kultivimit e trafikimit të drogës në Shqipëri!

Kaq nuk mjafton!

Si funksionarë të lartë të shtetit ata duhet ta dinë se e kanë për detyrë të veprojnë në zbatim të ligjit duke kryer si hap të parë dërgimin e listës së emrave dhe të të gjithë të dhënave që kanë në Prokurori!

Ndërkaq, Prokuroria, nëse nuk e ka bërë, duhet të nisë menjëherë procedurat që ligji e detyron, për hetimin dhe fillimin e çeshtjes penale për emrat e listës që disponon Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm!

Shteti ka ligje dhe funksionon përmes zbatimit të ligjit!

GSH.al

 

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.