Kryesore

Emrat/ Sherr për një karikues telefoni, vritet me thikë 22-vjeçari tek stadiumi ‘Selman Stërmasi’, arrestohet autori dhe bashkëpunorët

08:29 - 01.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Një 22-vjeçar në Tiranë Marzi Mihalin është vrarë dje rreth orës 23:30 me thikë. Sipas të dhënave të para ai u qëllua në afërsi të stadiumit “Selman Stërmasi”, duke u plagosur rëndë, por nuk ka mundur t’i bëjë ballë plagëve, duke humbur jetën në spital.

Ndërkohë që pak orë nga ngjarja e rëndë, që i mori jetën të riut janë zbardhur të tjera detaje. Nga sa mësohet, të rinjtë janë konfliktuar për një karikues telefoni, çka u bë “molla e sherrit” për vrasjen e 22-vjeçarit N.M.

Mësohet se 22-vjeçari Marzi Mihali kishte blerë një telefon një prej agresorëve dhe kërkonte karikuesin. Fillimisht i riu është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin Dejvi Bitraj 19 vjeç.

Në ndihmë të Dejvi Bitraj ka ardhur kushëriri i tij shtetasi Eugen Bitraj, së bashku me shtetasit Kridens dhe Marsel Alla.

Gjatë konfliktit shtetasi Eugen Bitraj ka nxjerrë thikën dhe ka goditur shtetasin Marzi Mihali i cili për pasojë ka gjetur vdekjen në spital.

Policia ka njoftuar se pas një konflikti të çastit, me mjet prerës, ka humb jetën 22-vjeçari Marzi Mihali Ndërkohë që është arrestuar Eugen Bitraj, 24-vjeç, banues në Tiranë, si autori i krimit, si dhe janë vënë në pranga edhe bashkëpunëtorë në këtë krim Dejvi Bitraj,19 vjeç, banues në Tiranë,  Kridens Alla,19 vjeç, si dhe Marsel Alla.

Njoftimi i policisë 

Më datë 31.07.2017, rreth orës 23.30 në rrugën ” Gjin Bue Shpata”, shtetasi M.M., 22 vjeç është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin Dejvi Bitraj, 19 vjeç.

Në ndihmë të shtetasit Dejvi Bitraj, ka ardhur kushëriri i tij shtetasi Eugen Bitraj, së bashku me shtetasit Kridens Alla dhe Marsel Alla.

Gjatë konfliktit shtetasi Eugen Bitraj ka nxjerrë thikën dhe ka goditur shtetasin M. M., i cili për pasojë ka gjetur vdekjen në spital.

Si rezultat i reagimit të shpejtë e profesionl të shërbimeve të policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë është bërë e mundur zbardhja në kohë reale e ngjarjes, kapja dhe shoqërimi i gjithë personave të përfshirë në konflikt.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore është bërë arrestimi si autor i ngjarjes i shtetasit:

– Eugen Bitraj, 24 vjeç, banues në Tiranë. Si dhe janë arrestuar si bashkëpunëtorë në krim shtetasit :

-Dejvi Bitraj,19 vjeç, banues në Tiranë.

– Kridens Alla,19 vjeç, banues Tiranë

– Marsel Alla, 23 vjeç, banues Tiranë.

Materialet u referuan në Prokurori, në ngarkim të shtetasve të mësipërm, për veprën penale të “Vrasjes me Dashje e kryer në bashkëpunim “ parashikuar nga nenet 76 dhe 25 e Kodit Penal.

 

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.