Kryesore

FOTO/ Ndërtohet skena e krimit, Bitraj e tërhoqi jashtë Marvi Mihalin pranë një makine dhe e masakruan 22-vjeçarin

10:42 - 01.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Njollat e gjakut mbi gomën e benzit ku Marvi Mihali, 22-vjeçari nga Tirana u masakrua me thikë pas një sherri banal në stadiumin “Selman Stërmasi” janë të dukshme.

Gazetarja Klodjana Lala ka rindërtuar nga vendi i ngjarjes për GSH.al skenën e krimit ku i mori jetën 22-vjeçari, nisur edhe nga të dhënat e policisë dhe gjurmët e dukshme të gjakut të gjetura në vend.

Ashtu siç edhe u bë e ditur, 22-vjeçari ka nisur të zihet me 19-vjeçarin, Dejvi Bitraj. Ky i fundit e ka tërhequr Marvin jashtë lokali, pranë një makine. Aty ka thirrur në ndihmë djalin e xhaxhait të tij, Eugenin, i cili ka nxjerrë armën e ftohtë duke e qëlluar me thikë 22-vjeçarin, Mihalin, që ishte dhe djali i vetëm. Pasi e kanë futur në kënd, në ndihmë i kanë shkuar edhe 2 shokët.

“Molla e sherrit” mësohet se është bërë një karikues telefoni, ndërsa një patrullë policie vijon të qëndrojë ende në vendin e ngjarjes.

Policia ka arrestuar si autor të dyshuar pak orë pas krimit 24-vjeçarin Eugen Bitraj, ndërsa si bashkëpunëtore në krim shtetasit:

– Dejvi Bitraj,19 vjeç, banues në Tiranë;
– Kridens Alla,19 vjeç, banues Tiranë;
– Marsel Alla, 23 vjeç, banues Tiranë.

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.