Kryesore

Largimi nga LSI tek PS, akuza e fortë e PD-së: Rilindja po blen me paratë e krimit dhe po bën bashkë një bandë mercenarësh

13:18 - 01.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka reaguar ditën e sotme në lidhje me largimet nga radhët e LSI-së drejt PS-së.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale ne  “Facebook”, ai thekson se paraja është zot i tyre,  është zoti edhe i atyre që blejnë, edhe i atyre që blihen.

Postimi i Salianjit 

Paraja është zoti i tyre! Rilindja e turpëroi veten duke treguar përbuzje për te gjitha virtytet njollosi me te gjitha veset qeverisjen ne 4 vjet. Po njësoj po vazhdon me avazin e vjetër dhe ne mandatin e ri, me te njëjtën gjuhe përçarëse dhe urrejtje me te njëjtin stil te blerjes se kujtdo!

Po ble dhe po bën bashke një bandë mjerane mercenarësh, i ble me pozicione ne administrate, i majm mire me paratë qe vijnë nga abuzimi dhe keqtrajtimi i qytetareve dhe me pas i turr ne zgjedhje te dhunojnë dhe te blejnë ke te munden!

Këta njerëz qe shesin veten për 5 aspra e qe kapardisen zyrave te shtetit vetëm me damkën e “shkollës se jetës” dhe qe sillen pa asnjë lloj ndërgjegje por avantazh kane vetëm pehlivanllëkun janë turpi i kësaj shoqërie!

Me te turpshëm janë blerësit qe me paratë e krimit dhe korrupsionit qe po shkatërron Shqipërinë iu janë turrur me oferta për te blere ke te munden, kjo është risia e fillim mandatit!

Këta nuk ndalen para asgjeje, jane pa skrupuj morale, pa cipe dhe pa asnje therrime virtyti. Vesi është virtyti i tyre, paraja është Zoti i tyre!

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.