Kryesore

Vdekja e 16-vjeçares ruse solli vendimin drastik, sot mjetet lundruese protestë në Durrës

12:30 - 01.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Bllokimi i të gjitha mjeteve lundruese pas vdekjes së 16-vjeçares ruse në plazhin e Ksamilit solli pakënaqësi tek subjektet e licencuara të mjeteve ujore në plazhin e Durrësit.

Policia kufitare ka bllokuar lundrimin e çdo mjeti ujor, (motorë, skafe, mjete lundruese) pas vdekjes së ruses që u godit nga një skaf teksa lahej në plazh. Në rast të shkeljes së këtij urdhri, vendosen gjoba.

Por subjektet në protestë thonë që janë licencuar nga Bashkia e Durrësit, kanë marrë lejet përkatëse, i kanë stacionet e motorëve të ujit.

Ndaj ata sot kanë dalë në protestë pasi e shohin të paarsyeshme faktin që nuk lejohen të ushtrojnë aktivitetin e tyre. Ata thonë se dëmi është shumë i madh. Pronarët kërkojnë anulimin e vendimit dhe të nisë aktiviteti që është bllokuar prej dy javësh.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.